Hakerët nga Serbia dhe Bosnja sulmojnë sistemin shtetëror të Kosovës

Aktuale December 06, 2018 - 22:41
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Institucionet e Kosovës sot kanë qenë cak i sulmeve kibernetike të organizuar nga Sebia dhe Bosnja Hercegovina.

Burimet e Metros kanë mësuar se hakerët serbë në bashkëpunim me ata të Bosnjës kanë tentuar të ndërhyjnë dhe sulmojnë posten elektronike zyrtare të Institucioneve të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë zyrtarëve diplomatike (posta elektronike rks-gov.net).

Me këto sulme është përballur Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, si Institucion kryesor i komunikimeve elektronike në nivel qeveritar, njofton gazetametro.net.

Burimet e Metros kanë zbuluar nga zyrtar të Institucioneve të Republikës së Kosovës, ndërkaq lidhur me këtë është kërkuar konfirmim edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi.

Gashi ka folur për Metron dhe ka konfirmuar se janë ballafaquar me sulme kibernetike sot gjatë ditës,

“Konfirmoj se jemi ballafaquar me sulme kibernetike dhe përpjekje për të vështirësuar komunikimet elektronike brenda Institucioneve të Republikës së Kosovës, mirëpo ekspertë të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit ia kanë dalë me sukses qe te i parandalojnë pasojat e mundshme te shkaktuara, burimi i sulmit kanë qenë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina” tha Gashi për Metron.

Po ashtu Gashi ka njoftuar se për këtë tani po bashkëpunojnë me Departamentin kundër Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës si dhe po vazhdojnë me procedurat hetimore.

“Lidhur me këtë ne jemi në bashkëpunim me Departamentin kundër Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, gjë që në këtë drejtim do të vazhdojmë procedurat e mëtejme hetimore nga organet përkatëse”, tha Gashi.