Haradinaj i kundërpërgjigjet Vulinit tregon dallimin e Kosovës dhe Serbisë

Aktuale December 06, 2018 - 16:09
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur ministrit të Mrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulinit i cili ka aluduar që Kosova është prezente në vendet ku ka konflikte., raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Haradinaj sqaron në detaje bisedën me sekretarin e NATO-s për ushtrinë

“Vulin e tha që Kosova veç është në vende ku ka konflikte duke aluduar në vendet ku rekrutohen xhihadistë. Kosova është njëri ndër vendet e rralla në botë që ka një ligj të dedikuar për personat që marrin pjesë në luftërat e huaja. Ndërsa dallimi i Serbisë me ne është kështu. Ata i kanë listat e pagesave ende, për mercenarët krah për krahë me rustë kundër Ukrainës dhe Sirisë që janë kundër paqes. Institucionet e Kosovës janë përkrah forcave atlantike për paqen", ka thënë Haradinaj. /Zëri