Çedomir Jovanoviq përplaset keq me Daçiqin për Kosovën

Aktuale November 30, 2018 - 17:12
Lexo tjera detaje

Diskutimet për Kosovë kanë bërë që në Kuvendin e Serbisë të përplasen ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe politikani serb, Çedomir Jovanoviq.

Shkak për këtë, siç përcjell “Danas”, ka qenë deklarata e Daçiqit se “fuqitë botërore kanë lindur përbindëshin politik në Kosovë”, ndaj së cilës Jovanoviq ishte përgjigjur me fjalët “O Zot..”.

Pas këtij reagimi Daçiqi tha se në mos Jovanoviqi është përfaqësues i Kosovës duke ia përkujtuar se ai angazhohet për pavarësinë e Kosovës ndërsa se Republikën Serbe e ka quajtur krijesë gjenocidale.

“Të flasim tani për Kurcin” i është përgjigjur Jovanoviq duke ia përkujtuar Daçiqit atij fyerjet që ai ia kishte bërë kancerit austriak Kurz lidhur me angazhimin e Austrisë për anëtarësitë Kosovës në Interpol.

Dacic në fjalimin e tij ka fyer popullin shqiptar duke i quajtur malësor dhe përbindësha dhunues e vrasës./Express