Përfaqësuesja britanike në OKB: Duhet të rishikohet misioni i UNMIK-ut

Përfaqësuesja britanike në OKB: Duhet të rishikohet misioni i UNMIK-ut

Aktuale nëntor 14, 2018 - 18:42
Lexo tjera detaje

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar,  Dame Karen Elizabeth Pierce në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka thënë se gjendja në Kosovë ka ndryshuar që nga fillimi i misionit të UNMIK-ut.

Ajo më tej ka thënë se Britania e mirëpret rishikimin e misionit të UNMIK-ut. Sipas saj duhet të ketë reduktim të numrit të anëtarëve të këtij misioni në Kosovë, shkruan "Zëri.Info".

Diplomatja britanike ka kritikuar protestat në Beograd para ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar atje, të cilat kanë ndodhur si reagim ndaj mosmbajtjes së diskutimeve në Këshillin e Sigurimit për Kosovën në kohën kur Britania e kryesonte Këshillin.

Elizabeth Pierce më tej ka thënë se shpreson që Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL javën e ardhshme, pasi ajo ka vlerësuar lartë progresin e Kosovës në çështjet e sigurisë./ZËRI