Danimarka dhe Kosova ftojnë specialistët shëndetësor në një takim
Ambasada e Mbretërisë së Danimarkës në Republikën e Kroacisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, do të organizojë forumin e parë kosovaro-danez, ku pjesmarrës do të ketë edhe specialistë të kujdesit shëndetësor.
Qëllimi i këtij forumit është shkëmbimi i pikëpamjeve për një sistem të qëndrueshëm shëndetësor ku do të prezantohen specialistë të rëndësishëm të shëndetësisë daneze dhe kosovare, njofton gazetametro.net.
Në këtë forum priten të trajtohen çështje si bërja e sistemit shëndetësor të qëndrueshëm dhe “efiçient për vlerën monetare” pavarësisht burimeve të kufizuara, si dhe sigurimi i një cilësie konstante.
Ky forumi synon të shtrojë për diskutim prioritetet në trajtimin shëndetësor, me anë të një shembulli të sëmundjeve kronike jo të transmetueshme dhe të theksojë rëndësinë e ecurisë së shëndetit të pacientit, në kuadër të organizimit të trajtimit, ilaçeve dhe ndikimit në kostot e sistemit shëndetësor.
Pjesmarrës në kë forum priten të jenë Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, ndërsa nga Danimarka do të jetë Hans Erik Henriksen, Drejtor i Përgjithshëm i Institucionit Kujdesi Shëndetësor në Danimarkë.
Forumi me temë “Shëndetësia Inteligjente”, do të zhvillohet në Hotel Gorenje, në Prishtinë, më datë 16 nëntor 2018, nga ora 13:30 deri në orën 15:30.