BE konfirmon se takimi Thaçi-Vuçiq do të mbahet në orët e pasditës

BE konfirmon se takimi Thaçi-Vuçiq do të mbahet në orët e pasditës

Aktuale nëntor 08, 2018 - 12:11
Lajmet e fundit nga vendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

Ky takim i cili mbahet në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi, pritet të fillojë në pasditen e vonshme.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijancic.

“Takimi pritet të fillojë pasditen e vonshme”, thuhet shkurt në përgjigjen e Kocijancic.

LEXO EDHE: O’Conell lidhur me liberalizimin e vizave: Kosova të tregoj që është serioze në detyrat e saj

Ndërkohë, lajmi.net nga burime të sigurta merr vesh se takimi mes dy presidentëve pritet të fillojë në ora 18:00.

Kujtojmë se përveq takimit në Bruksel, Thaçi e Vuçiq pritet të ballafaqohen edhe më 11 nëntor në Paris, në kuadër të ceremonisë së shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.