AKR-ja shpall zgjedhjet e brendshme
Aktuale
October 26, 2018 - 14:52
Lexoni lajmet e fundit nga vendi, rajoni dhe bota
Aleanca Kosova e Re nesër shpall zyrtarisht zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet, raporton “zëri.info”.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet kjo parti përmes një njoftimi për media.
LEXO EDHE: PSD-ja fton në interpelancë ministrin Reçica
Ky është njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se nesër me datë 27.10.2018, Aleanca Kosova e Re zyrtarisht shpall zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet.
Ceremonia solemne hapjes së Konventës Zgjedhore do të mbahet nesër në Hotelin "Emerald" në Prishtinë, me fillim në orën 13:00. /ZËRI