Daçiq: Amerikanët na kërkuan ta ndalim fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Daçiq: Amerikanët na kërkuan ta ndalim fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Aktuale tetor 12, 2018 - 12:43
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ka kohë që Serbia ka nisur një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën, ta anulojnë vendimin për njohjen e pavarësisë. Ivica Daçiq ka thënë se qëllimi i tij është që numrin e njohjeve, nga 116 sa janë të regjistruara nga Kosova, ta çojë nën 96.

Por, Ivica Daçiq, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Serbis ka thënë në një emision televiziv në Serbi se Amerikanët i kanë kërkuar që ta ndalet kjo fushatë me arsyetimin se në këtë mënyrë pala serbe është duke punuar kundër dialogut me Kosovën.

“Amerikanët na kanë kërkuar që të mos u kërkojmë shteteve që ta tërheqin njohjen. Kjo ka ndodhur gjatë një takimi në Nju Jork ku isha me Kryeministren Ana Bërnabiq” ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

Daçiq ka thënë se qëllimi i tij është që Kosova e cila ka të regjistruara 116 shtete që e kanë njohur të mos njihet nga shumica e shteteve anëtare të OKB’së. Pra, Serbia synon që ky numër të ulet nën 96, nga 192 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. /Periskopi