Limaj: Gjendja në veri nuk është aspak më e mirë se në kohën e Isa Mustafës

Limaj: Gjendja në veri nuk është aspak më e mirë se në kohën e Isa Mustafës

Aktuale tetor 11, 2018 - 20:56
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, teksa ka dhënë një intervistë për Insajderi, ka thënë se gjendja në veriun e vendit nuk është aspak më e mirë, se që ishte në kohën që krye të qeverisë ishte Isa Mustafa.

Ai ka thënë se janë duke punuar për këtë pjesë të vendit, por thotë se nuk është duke u bërë sa duhet.

LEXO EDHE: Limaj – Rexhep Selimit: Kollaj e ke me folë e ma sha, kur s'ke përgjegjësi shtetërore

“Nuk është aspak më e mirë se që ka qenë më herët. Mund të them se ka pasur disa përpjekje por që rezultate nuk ka pasur. Unë personalisht nuk jam i kënaqur me atë që është bërë për pjesën veriore të vendit”, ka thënë Limaj. /Insajderi