Limaj – Rexhep Selimit: Kollaj e ke me folë e ma sha, kur s'ke përgjegjësi shtetërore

Aktuale October 11, 2018 - 20:44
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deklarimet e deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, se Fatmir Limaj në dialogun me Serbinë, mund të jetë një kopje fallcë” e Edita Tahirit, i është përgjigjur zv.kryeministri Limaj.

Ai në një intervistë për Insajderi, ka thënë se cdokush që nuk ka përgjegjësi shtetërore, e ka të lehtë të flas për këso temash.

Limaj ka thënë se partitë opozitarem vecmas LDK dhe Vetëvendosje, janë duke kalkuluar për interesa partiake, e jo shtetërore, duke mos u bërë pjesë e ekipit për implementimin e platformës për bisedimet me Serbinë.