Kurti: Ekipi negociator, pasi që Serbia të kërkoj falje për dhunime, plaçkitje e vrasje

Kurti: Ekipi negociator, pasi që Serbia të kërkoj falje për dhunime, plaçkitje e vrasje

Aktuale shtator 23, 2018 - 14:25
Lexo detajet

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media teksa është pyetur për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar se për çfarëdo ekipi negociator, fillimisht kuvendi duhet që ta vlerësojë dialogun e tanishëm gjashtëvjeçar dhe më pastaj të i përcaktojë kërkesat zyrtare karshi Serbisë, për arsye se siç ka thënë ai Serbia i ka shumë borxh Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Me këtë rast Kurti ka përmendur një varg gjërash për të cilat Serbia duhet të jap llogari karshi Kosovës.

LEXO EDHE: Kurti: Për dallim nga Thaçi qytetarët nuk janë penduar për pavarësinë

“Ne besojmë që për çfarëdo ekipi të ardhshëm negociator, kuvendi i Kosovës përveç që do ta vlerësojë dialogun gjashtë vjeçar të deritanishëm në të njëjtën kohë edhe të përpilojë kërkesat tona zyrtare karshi Serbisë. Serbia neve na ka shumë borxh. Ne nuk kemi asnjë listë të gjërave që neve na i ka borxh Serbia. Duhet ti dërgojmë listën Serbisë dhe të i themi i kemi 1500 të pagjetur, 20 000 gra e vajza të dhunuara, i kemi 10 000 civil të pambrojtur e të paarmatosur të vrarë, i kemi 120 000 shtëpi të cilat janë shkatërruar djegur e shkatërruara, kemi fondin pensional të plaçkitur, depozitat bankare të marra nga Serbia si dhe 860 000 të dëbuar. Ne kemi nevojë të i drejtohemi Serbisë me borxhin që na e ka”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Kurti tregon se cilat parti i janë bashkangjitur protestës së VV-së

Ai tutje ka thënë që dialogu me Serbinë duhet të ketë parime dhe se në publik asnjëherë nuk duhet të dal taktika e përgatitur nga ekipi negociator.

“Dialogu duhet të ketë parime, ekip negociator, udhëheqje, përbërje edhe legjitime edhe kredibile dhe e vetmja gjë që nuk duhet të jetë publike është taktika e ekipit negociator”, ka thënë Kurti. /ZËRI