Kurti: Për dallim nga Thaçi qytetarët nuk janë penduar për pavarësinë

Aktuale September 23, 2018 - 13:54
Lexo detajet

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në një konferencë për media ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim moshe, gjinie, etnie apo partie që të dalin më 29 shtator dhe të protestojnë për ndalimin e pazareve të Thaçit me Vuçiqin, raporton “Zëri.info”.

“ I ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim moshe, gjinie apo partie që të bëhemi bashkë në këtë protestë e cila kërkon ndalimin e pazareve Thaçi-Vuçiq e cila kundërshton aspiratat e Serbisë në Kosovë dhe e cila njëkohësisht kërkon l;legjitimitet të zgjedhje të reja parlamentare ku gjendja socio-ekonomike është kaq e rëndë ndërkaq korrupsioni dhe krimi nuk kanë të ndalur”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka thënë se kjo parti pret që  qytetarët me anë të kësaj proteste e cila pritet që të jetë paqësore dhe masive të ua dëshmojë vendeve të botës që qytetarët e Kosovës nuk kanë hequr dorë nga pavarësia e Kosovës, raporton tutje “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Kurti fton gratë e vajzat në protestën e Vetëvendosjes

“Ne konsiderojmë që qytetarët e Kosovës duhet ta shprehin pakënaqësinë dhe vullnetin e tyre në shesh të Republikës, me një protestë masive e paqësore pa krye, ku do të ketë grupe muzikore e ku synojmë të ua dëshmojmë shteteve anembanë e sidomos 115 shteteve që e kanë njohur pavarësinë se shteti i Kosovës për dallim nga ky president nuk është penduar për pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë tutje ai.

Kurti me këtë rast ka thënë që kjo protestë është iniciuar nga Vetëvendosja mirëpo nuk është protestë vetëm e saj.

Protesta po bëhet me iniciativën e Vetëvendosjes por kjo nuk është protestë e Vetëvendosje, kjo është protestë e qytetarëve të Republikës për republikën. Në kohën kur kemi krizë institucionale kur qeveria bojkoton [parlamentin sepse lufton opozitën. Atëherë rruga dhe sheshi janë institucion si asnjëherë më parë.

Se ku do të fillojë protesta dhe ku do të mbarojë Kurti ka dhënë këtë përshkrim.

“Protesta e së shtunës do të fillojë në ora 14:00 me c`rast vend grumbullimi është para Bibliotekës Universitare pastaj fillon marshi paqësorë teposhtë rrugës “Eqrem Çabej, pastaj kthehemi majtas te bulevardi “Xhorxh Bush”, pastaj bulevardi “Nëna Tereza”, te teatri Kombëtar dhe tek sheshi “Skënderbeu” e pastaj sheshi “Ibrahim Rugova”, ka thënë ai. /ZËRI