Vuçiqi provokon me urimin për pashkët
Aktuale
May 05, 2024 - 11:57
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka uruar sot besimtarët për Pashkët ortodokse, me mesazh provokues për shtetin e Kosovës.
"Serbia do të vazhdojë të luftojë fuqishëm dhe me vendosmëri për ruajtjen e tërësisë territoriale të saj me të shenjtën Kosovë, si pjesë përbërëse të saj”, ka thënë Vuçiqi, njofton kabineti i tij.
Vuçiqi falënderoi patriarkun dhe Kishën Ortodokse Serbe për shërbimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për ruajtjen e shpirtit të qenies kombëtare serbe në Kosovë, thotë ai.