Kryemadhi: Ndarja e Kosovës, ide e Ramës e thënë nga Thaçi
Aktuale
September 19, 2018 - 22:23
Lexoni më shumë detaje
Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ideja për ndarjen e Kosovës dhe dhënien e një pjese Serbisë, nuk është ide e Hashim Thaçit.
Kryemadhi ka thënë për syri.net se kjo është një ide e gatuar në Tiranë nga Edi Rama dhe në Beograd nga Aleksandar Vuçiq.
"Është një ide e përgatitur nga Edi Rama, por e thënë nga Hashim Thaçi", është shprehur Kryemadhi për projektin për ndarjen e Kosovës dhe dhënien e disa zonave Serbisë.