Kryetari i kësaj komune të Kosovës ka shkuar në Qabe
Aktuale
August 14, 2018 - 14:39
Lexo detajet
Mijëra myslimanë nga e gjithë bota janë nisur drejt Mekës, për të kryeri njërin nga obligimet e fesë Islame, vizitën e Qabës apo haxhin.
Nga Kosova këtë vit janë nisur 1300 persona për ta kryer haxhin.
Në mesin e tyre është edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.
Ai është kryetar i Hanit të Elezit në mandatin e tretë si kandidat i pavarur, dhe vlerësohet si një prej kryetarëve më të mirë, shkruan lajmi.net
Suma njihet edhe si besimtarë i devotshëm, i cili ka qenë edhe ushtarë i UÇK-së.