Haliti: Nuk pranohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive

Haliti: Nuk pranohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive

Aktuale korrik 11, 2018 - 11:37
Lexo detajet

 

Ekipi menaxhues ia ka doreëzuar Qeveriseë seë  Kosoveës draft statutin peër Asociacionin, i cili bie ndesh me ligjet e Kosoveës dhe me rekomandimet e Gjykateës Kushtetuese. Zyrtareë teë Qeveriseë kaneë konfirmuar peër “Zeërin” hartimin e njeë drafti teë tilleë, teë cilin thoneë se nuk e pranojneë, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë  për “Zërin” se Asociacioni i Komunave Serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, por nëse një gjë e tillë kërkohet nga serbët Kosova nuk do ta pranojë.

LEXO EDHE: Skandal me draftin e Asociacionit, antikushtetues!

“Problemi i këtij Asociacioni është që ka pasur debat rreth tij dhe ka pasur shkelje të normave kushtetuese në disa pika, të cilat i ka gjetur edhe vetë Gjykata Kushtetuese, por nëse Asociacioni krijohet në bazë të atyre të gjeturave që ka bërë Gjykata Kushtetuese, atëherë është gjithçka në rregull”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë kompetenca ekzekutive, por nëse një gjë e tillë ndodh shteti i Kosovës nuk do t’i pranojë ato.

“BE-ja nuk kërkon kompetenca ekzekutive, ata janë deklaruar që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, por sigurisht që Serbia po insiston që Marrëveshja të zbatohet në përpikëri, ashtu siç është nënshkruar në Bruksel, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Besoj që nuk do të pranohet në Kosovë kjo gjë, por edhe BE-ja nuk do të insistojë që Marrëveshja të implementohet në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka theksuar Haliti./ZËRI