Shtyhet publikimi i rezultateve të testit të maturës

Aktuale June 14, 2018 - 14:38
Ja kur do të bëhen publike këto rezultate

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se publikimi i rezultateve të testit të maturës do të bëhet me 21 qershor 2018, transmeton “Zëri.info”.

Sipas ministrisë shpallja e këtyre rezultateve është shtyrë si pasojë e disa problemeve teknike si dhe të festës së Fitër Bajramit.

Po ashtu në njoftimin e saj ministria thotë se maturantët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese 3 ditë punë dhe se shpallja e rezultateve të ankesave do të bëhet me 27 qershor 2018..

Ja njoftimi i plotë i Ministrisë:  

Rezultatet e testit të Maturës Shtetërore 2018 do të shpallen me 21 qershor

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Kurban Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.

Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa  publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27qershor 2017. /ZERI