Bexheti: Dënimi i Gruevskit, dëmtim politik por jo vendim i prerë

Aktuale May 23, 2018 - 19:44
Detajet

Analisti dhe historiani Nuri Bexheti e konsideron dënimin e ish-Kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski si verdikt për dëme politike ndaj tij por jo vendim të prerë sa i përket veprës për të cilën është akuzuar.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai thekson se është një listë e pafund e zyrtarëve të cilat janë në procese paraprake të përgjimeve.

”Sistemi dytësor në Ballkan është tepër kompleks. Ka shumë hallka e mekanizma për të dhënë vendimin final”.

LEXO EDHE: Dy vjet burg për ish-kryeministrin Gruevski

”Vendimi i sotëm ndaj Nikolla Gruevskit është dënim për t’i dhënë dëme politike. Kjo sepse edhe vet kryeministri aktual ishte në procese paraprake. Shumë afera të përgjimeve janë në proces e sipër të hetimeve”.

”Është një listë e pafund e zyrtarëve të ndryshëm sa i përket procesit të përgjimeve”.

”Zgjedhjet e fundit parlamentare edhe pse nxorën fitues VRMO, dolën shpëtues për Gruevskin. Efekti më shumë për të bërë dëm politik se sa për ta dërguar rastin konkret ‘të dënohet”.

”Unë nuk them se është vendim politik, gjykatat në përgjithësi janë të pavarura. Parlamentalizmi ndarja e trupave në ekzekutiv është e procesizuar”.

”Nuk është çështja e një makine. Nuk e besoj që po fajësohen shqiptarët për protestat. Është një proces që s’ka marrë formë të prerë”.

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar sot ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski me 2 vjet burgim në rastin ”Tanku”.