Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Ishim bashkë në betejën e Qafë-Mullarit ditën kur ra Luani

Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Ishim bashkë në betejën e Qafë-Mullarit ditën kur ra Luani

Aktuale April 30, 2024 - 12:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë-Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra.

Haradinaj ka thënë se në atë betejë ishte bashkë me Ilaz Kodrën, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën e luftëtarë të tjerë.

“Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë-Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. Në atë betejë, isha bashkë po ashtu me Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën, Ali Ahmetin, Ramiz Lladrovcin, Gani Ramën, Selim Krasniqin dhe Emrush Xhemajlin”, ka thënë Haradinaj.

Mes të tjerash, Haradinaj u shpreh se në këtë datë kujtohen edhe dëshmorët dhe martirët e rënën në Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Dashec, Baks, Gllobar dhe fshatrat përreth.

“Në këto treva, shpirti i qëndresës është i përjetësuar. Ato mbesin në kujtesën historike si simbole të guximit dhe përkushtimit për Atdheun. Lavdi e përjetshme!”, përfundoi Haradinaj në profilin e tij zyrtar në Facebook. /Zëri