Presidenti u uron agjërim të lehtë besimtarëve islamë

Presidenti u uron agjërim të lehtë besimtarëve islamë

Aktuale maj 15, 2018 - 18:35
Ja urimi i tij

Presidenti i Vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se muaji i Ramazanit e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë e besimtarëve.

LEXO EDHE: Veseli uron muajin e Ramazanit

“Besimtarët e fesë islame, nesër nisin agjërimin e muajit të Ramazanit, kur shtohen vetëpërmbajtja individuale, solidariteti kolektiv dhe veprat e bamirësisë. Ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë, prandaj si President i Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve islamë u uroj agjërim të lehtë dhe sa më shumë paqe, dashuri dhe tolerancë me njëri-tjetrin”, ka shkruar presidenti Thaçi.