Zyrtare: Shtyhet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Zyrtare: Shtyhet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Aktuale shkurt 18, 2018 - 17:44

Sot ishte paraparë që Kuvendi i Kosovës të mbajë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës ishte ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit, raporton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për media, Kuvendit ka bërë të ditur se kjo seancë nuk do të mbahej sot ashtu siç ishte paraparë, duke mos dhënë detaje shtesë së cila është arsyeja e shtyrjes së mbajtjes së seancës.

Po ashtu, Kuvendi nuk ka bërë të ditur se kur do të mbahet kjo seancë e jashtëzakonshme, raporton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë i Kuvendit:

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, e diel, 18 shkurt 2018, në orën 18:00, nuk do të mbahet.

Për ditën e mbajtjes së saj, do të njoftoheni me kohë.  ë