Haradinaj takon sot një delegacion të lartë të BE-së

Haradinaj takon sot një delegacion të lartë të BE-së

Aktuale shkurt 14, 2018 - 10:26

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli do të presin sot në takime të ndara një delegacion të lartë të Bashkimit Evropian.

Delegacioni i BE-së është i kryesuar nga drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting.

Haradinaj pas takimit me delegacionin e BE-së do të ketë një konferencë për media në ora 15:00.