Ish-presidenti Sejdiu tregon çka donte Rugova

Ish-presidenti Sejdiu tregon çka donte Rugova

Aktuale janar 21, 2018 - 14:19

Presidenti që pasoi Ibrahim Rugovën, Fatmir Sejdiu, është parë i vetëm sot tek varri i paraardhësit të tij që e kishte bashkëpartiak.

Sejdiu vlerësoi lartë figurën e Rugovës duke thënë se e ka dashur vendin dhe se ka punuar pandalshëm për arritjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Ndërkohë, në shenjë nderimi, ai la kurora lulesh ku pushon trupi i presidentit historik.

Ndërkaq, Sejdiu përmendi edhe disa fjalë të Rugovës rreth miqve në kohën kur po flitet më së shumti për miqësinë e shteteve të mëdha me Kosovën.

Sipas Sejdiut, Rugova e donte një Kosovë me plot miq, duke theksuar se sipas Rugovës, drejtimi i shtëpisë pa miq është i pamundshëm.