Haradinaj reagon lidhur me deklaratat e Mehmetit për vrasjet pas luftës
Foto: Laura Hasani

Haradinaj reagon lidhur me deklaratat e Mehmetit për vrasjet pas luftës

Aktuale janar 12, 2018 - 16:17

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë është pyetur edhe për deklaratat e mbrëmshme të Shkumnin Mehmetit, i cili gjatë deklaratës së tij përmendi shumë emra të përfshirë në vrasjet e pasluftës, raporton “Zeri.info”.

Haradinaj me këtë rast ka thënë që është habitur nga kjo formë e komunikimit, si dhe tregoi se ai vet nuk e ka parë debatin, por ka dëgjuar komentet që janë bërë.

LEXO EDHE: Haradinaj flet për marrjen e pasaportës së Shqipërisë

“U habita me këtë mënyrë të komunikimit, një person nga burgu me dhonë një deklaratë të tillë, një person nga burgu me dhënë një intervistë dicka është e habitshme, se nuk parashihet ashtu në sisteme të drejtësisë, nuk lejohet kjo”, ka thënë Haradinaj

Ai shtoi se edhe pasi që kanë kaluar mbi 10 vite është dashtë të japin rezultate deri më tani e jo të bëhetsiç e quan ai “spektakël medial”.

“Unë nuk e kam pa por i ndjeva plot komente e reagime dhe jam habit”, ka përfunduar Haradinaj/ZERI