Qytetarët ndezin qirinj për Aulon Zekën
Aktuale
September 18, 2017 - 21:00
Qytetarë të shumtë, përfshirë edhe pjesëtarët e familjes së ngushtë të Zekës, po ndezin qirinj para Teatrit Kombëtar, në kujtim të të ndjerit, në lidhje me vrasjen e të cilit tashmë janë arrestuar dy persona, gjithashtu të mitur.
Trupi i Aulon Zekës u gjet i pajetë, të shtunën, rreth orës 11:00.
Gjykata Themelore ua ka caktuar të hënën masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve për këtë vrasje, G.H. dhe R.G.
Motivi i vrasjes dyshohet të jetë i lidhur me një lidhje dashurie.