Konjufca tregon tri arsye pse PAN po e bojkoton kuvendin
Foto: Laura Hasani

Konjufca tregon tri arsye pse PAN po e bojkoton kuvendin

Aktuale gusht 10, 2017 - 10:40

Shefi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca, ka përmendur tri arsye se pse koalicioni fitues, PAN, nuk po merr pjesë në seancë.

"Nuk vijnë në kuvend, athua ku është problemi i PAN-it që nuk po vjen në seancë? Nuk i kanë numrat për ta zgjedhur Veselin kryeparlamentar, nuk po duan që të dalin në opozitë? Apo janë këto që të tria së bashku", deklaroi ai sot në seancë, raporton "Zeri.info".

Konjufca më tej, tha se janë bërë dy muaj prej zgjedhjeve dhe ende nuk ka përfunduar seanca konstituive.

"Janë bërë dy muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve dhe janë bërë një javë qysh prej kur ka filluar kjo seancë e cila nuk po mund te përfundojë", ka shtuar Konjufca./Zeri

Image