Dardan Sejdiu krahason punën në mes Ahmetit e Mustafës

Aktuale March 22, 2017 - 09:45

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka postuar dy fotografi në kohën kur në Prishtinë ka qeverisë Isa Mustafa dhe tash Shpend Ahmeti.

Sejdiu përmes këtyre fotografive ka treguar gjendjen në Qendrat e Mjekësisë Familjare në kohën e Isa Mustafës dhe tash të Shpend Ahmeiti.

“Një krahasim i vogël por domethënës në mes dy kohërave. Foto e parë një nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në vitin 2013 pas 7 vite qeverisje të Isa Mustafës, dhe foto e dytë kjo Qendër e Mjekësisë Familjare pas 3 vite qeverisje të Shpend A. Ahmeti”, ka shkruar Sejdiu. /ZERI/

 

Image