Si i ndikon Trump raportet Amerikë-Kosovë

Si i ndikon Trump raportet Amerikë-Kosovë

Aktuale shkurt 08, 2017 - 10:36

Me Donald Trump president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova nuk duhet vetëm të shohë cka mund të bëjë ShBA-ja për të, por edhe cka mund të bëjë ajo për ShBA-në.

Shqiptarët janë më pro-amerikanët në botë, pasi nuk kanë mik më të mirë se Amerika. Dhe sipas sekretarit të mbrojtjes, James Mattis, ushtarakisht ajo dot ë vazhdojë të jetë prezente, për ta siguruar paqen. Por Donald Trump është person me durim të shkurtër, shkruan David Philips, drejtor i Programit për Ndërtim Paqeje dhe të Drejta në Universitetin e Kolumbias, transmeton Klan Kosova.

Klasa politike në Kosovë ësthë e njohur për korrupsion, ndërsa disa zyrtarë qëndrojnë në pushtet vetëm nga frika se ndryshe mund të gjykohen.

Ekonomia e Kosovës është e dobët, me papunësi të madhe, sidomos tek të rinjtë. Por më shqetësues është rritja e radikalizmit fetar. Kosova është kthyer në burim të luftëtarëve të huaj që luftojnë në Siri dhe Irak.

Për të ruajtur marrëdhëniet e saj me ShBA-në, Kosova duhet të dëshmohet si partner në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Policia dhe inteligjenca kosovare duhet të thellojë bashkëpunimin me agjencitë amerikane të sigurisë.

Po ashtu Forcan e Sigurisë së Kosovës, që po synohet të kthehet në ushtri, mund të jetë aset i rëndësishëm i NATO për operacionet paqeruajtëse.

Për të mbetur relevante, Kosova duhet ta demonstrojë vlerën e saj para administratës së Trump. Bashkëpunim më i madh në cështjet e sigurisë do t’i shërbente agjendës së tij, por edhe Kosovës.