Presidenti i Egjiptit uron Trumpin

Presidenti i Egjiptit uron Trumpin

Aktuale nëntor 09, 2016 - 10:46

Presidenti i Egjiptit Abdel Fatah al-Sisi është i vetmi lider arab që është takuar me Donald Trump, raporton Ruth Michaelson nga Kajro, transmeton Klan Kosova.

Sisi e uroi Trumpin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

“Këto marrëdhënie le të shërbejnë për të mirën e të dy shteteve egjiptiane dhe amerikane. Ne kemi deklaruar gjithmonë se zgjedhja e presidentit të Shteteve të Bashkuara është zgjedhja e popullit amerikan, dhe Egjipti respekton këtë zgjedhje. Ne jemi të gatshëm për të punuar ngushtë me Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara për të mirën e të dy vendeve dhe popujve”, ka thënë Sisi.