Gashi: Në dhomën ku qëndroi Astrit Dehari, u gjetën mjete të mbuluara me gjak

Gashi: Në dhomën ku qëndroi Astrit Dehari, u gjetën mjete të mbuluara me gjak

Aktuale nëntor 07, 2016 - 23:45

Përfaqësuesi ligjor i familjes së Astrit Deharit,avokati Tomë Gashi, ka thënë se ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në përfundim, se arsyeja e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, ishte pengesa në frymëmarrë.

“Jo që ka pasur ndonjë sëmundje, siç është deklaruar se ai ka arritur në Spitalin e Prizrenit pa shenja jetë, por falë teknologjisë dhe teknikave nga mjekësia, sot është vërtetuar se ai nuk ka përdorur asnjë lloj të drogave apo të barnave që do të ndalonin frymëmarrjen e tij.

“Ne nuk mund të themi se nga kush apo çfarë mjetesh janë përdorur në këtë rast, por duhet të presim rezultatin përfundimtar”.

Gashi më tutje tregoi se në dhomën ku Dehari ka qëndruar janë gjetur disa mjete, të cilat janë dërguar në ekspertizë në Prishtinë.

“Janë gjetur edhe pjesë, mjete të cilat kanë qenë të mbuluara me gjak, në atë dhomë ku nuk e di nëse ajo lejuar aty apo jo, por të gjitha këto mjete janë marrë për prova dhe do të analizohen”.

“Astrit Dehari kishte lëndime në pjesën e kokës dhe qafës”

Avokati Tomë Gashi, në “Ballë për Ballë” tha se në trupin e Astrit Deharit, janë gjetur edhe disa lëndime të jashtme, të cilat do të analizohen.

“Ai ka pasur lëndime në pjesë të kokës e qafës, por sido që të jetë, ato gjëra do të zbulohen”.

“Besoj që raporti i obduksionit nuk do të vonohet shumë. Krejt pyetja është aty se lëndimet a janë shkaktuar nga dikush tjetër apo vetë-shkaku? Kjo është punë e drejtësisë ligjore, për të vërtetuar shkaqet e pamundësisë së frymëmarrjes së Deharit, sepse asfiksia është shkaku kryesor i vdekjes së tij”.

“Kjo është një çështje që do ta lëmë në duar të ekspertëve”.
 

Falsifikimi i provave nuk i konvenon askujt

Avokati Tomë Gashi tha se të gjitha mjetet të cilat janë gjetur në dhomën ku qëndroi Astrit Dehari, i ka konfiskuar policia e Kosovës për ekzaminime.

“Gjithçka çfarë është gjetur, ne nuk i kemi parë, por besoj që çdo gjurmë që është gjetur në dhomën e Astrit Deharit, do të analizohet me kujdes”.

“Nuk e besoj që dikujt i konvenon që t’i falsifikoj provat, por ajo çfarë dua të them është se kemi besim në mjekësinë ligjore. Nuk dua të spekuloj, por dua t’i besoj ekspertëve të mjekësisë ligjore poashtu edhe atyre të cilët janë caktuar nga familja Dehari”.

Gashi më tutje tha se përgjegjësia nuk duhet të jetë individuale por kolektive.

“Burgu i Kosovës nuk është si një burg i Dubravës, por ai është dashur të mbikëqyret sepse nuk ka qenë një numër aq i madh”.

“Dehari ka qenë djalë shumë i shëndoshë, por problem kryesor ka qenë se ai ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kjo ka qenë arsyeja e burgosjes, prandaj vdiq në burg”. /KlanKosova/