KQZ-ja e gatshme për javën vendimtare të 19 komunave

Zgjedhjet lokale 2017 November 12, 2017 - 23:20

Ka mbetur vetëm edhe pak deri në fillimin e fushatës zgjedhore për balotazhin e 19 nëntorit.

Janë pikërisht 19 komuna të vendit, qytetarët e të cilave të dielën e ardhshme do  të jenë pranë kutive të votimit, në mënyrë që të zgjedhin të parin e komunës së tyre.

Por pavarësisht kësaj, janë edhe disa ditë deri në ditën e mbajtjes së balotazhit, teksa Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me përgatitjet e raundit të dytë  të zgjedhjeve për kryetar komune.

LEXO EDHE: Nesër fillon fushata zgjedhore për balotazh

Këtë gjë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë poashtu se në vijim të përgatitjeve, KQZ-ja ka emëruar Këshillat e 1 mijë e 777 vendvotimeve.

Duke përkujtuar problemet e shfaqura me publikimin e rezultateve si dhe rënien e ueb-faqes së KQZ-së në zgjedhjet e 22 tetorit, Elezi është pyetur edhe për këtë problem që sipas tij këtë herë gjithçka do të jetë më e lehtë për të  në funksionuar dhe se rezultatet do të publikohen më shpejtë.

“Duke e ditur se janë vetëm nga dy kandidatë në garë - numërimi i fletëvotimeve në Vendvotime pritet të përmbyllet më shpejt. Po besojmë se do të arrijmë që brenda një kohe të shkurtër të kemi Rezultatet Preliminare”, ka përfunduar Elezi.

LEXO EDHE: Këto parti bashkuan forcat për të dielën e ardhshme

Nga rezultatet e deritanishme,  nga 38 komuna në balotazh shkojnë : Prishtina, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Ferizaj, Istogu, Obiliqi, Podujeva, Klina, Kaçaniku, Rahoveci, Shtimja, Suhareka, Vushtrria, Malisheva,Kllokoti, Dragashi dhe Parteshi.

Të rekomanduara