Zidane e fitoi Championsin si trajner dhe lojtar

Sport May 29, 2016 - 20:54

Zinedine Zidane e ka futur emrin e tij në histori të Ligës së Kampionëve. Francezi u bë njeriu i shtatë që e fiton këtë eveniment si trajner dhe lojtar. Zidane madje kishte shënuar gol në finalen ndaj Bayer Leverkusenit, raporton Zëri.

Ndër emrat e njohur të trajnerëve aktualë që e kanë bërë një gjë të tillë ishin edhe Frank Rijkaard, që e fitoi Championsin si lojtar i Milanit (1989) dhe Ajaxit (1995), ndërsa e shijoi edhe si trajner i Barcelonës më 2009.

Po ashtu, atë e fitoi edhe Guardiola, si lojtar në vitin 1992 dhe si trajner më 2009. /Zëri/