Sigal Prishtina mposhti Pejën

Sport February 07, 2016 - 20:58

Kampioni Sigal Prishtina ka mposhtur për herë të parë sivjet Pejën në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës.

“Plisat” ishin më të mirë se “Shqiponjat” gjatë gjithë takimit dhe në fund triumfuan me rezultat të thellë 90:72.

Pavarësisht fitores së thellë ndaj Pejës, dy humbjet e mëparshme nga pejanët dhe një nga Bashkimi i bëjnë Prishtinës shumë të vështirë kalimin në pozitën e parë.

Tani Pejanët kanë 31 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Prishtina 27 me 15 ndeshje.