Van Gaal i zhgënjyer pas barazimit me Chelsean

Sport February 07, 2016 - 20:14

Louis van Gaal, është shprehur tejet i lumtur me paraqitjen e lojtarëve, por jo edhe rezultatin

Chelsea barazoi në 1:1 rezultatin ndaj Manchester Unitdit në minutat shtesë, në ndeshjen që u zhvillua në ‘Stamford Bridge’.

Pas ndeshjes, trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Louis van Gaal, thotë se ka mbetur i zhgënjyer me barazimin ndaj Chelseat, por jo edhe me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Nuk mund të them që jam zhgënjyer me performancën, jam i zhgënjyer me rezultatin. Është dallim i madh. Kur doni të jeni në top-treshe, që është qëllimi jonë, duhet të fitojmë këto lloj ndeshjesh”, tha Van Gaal.

“Diferenca tani po rritet vazhdimisht dhe kjo nuk është mirë. Kur i shihni këto ndeshje mund të thoni që meritonim fitoren, por nuk fituam dhe kjo po ndodh shumë herë”, shtoi më tej trajneri holandez. /Express/