Juventusi dhe Milani luajnë baras në derbin e javës

Juventusi dhe Milani luajnë baras në derbin e javës

Sport April 27, 2024 - 19:55

Juventusi dhe Milani kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Allianz” përfundoi pa gola.

Ndeshja u zhvillua për statistika pasi dilema për titullin kampion ka përfunduar pasi Interi ka arritur të shpallet edhe matematikisht.

Kësisoj, Milani mbetet i dyti në tabelë me 70 pikë kurse Juventusi i treti me 65 sosh. /Zëri