Në 49 ndeshje të pamposhtur, Xhaka: Jemi krenarë për këtë

Në 49 ndeshje të pamposhtur, Xhaka: Jemi krenarë për këtë

Sport May 10, 2024 - 10:36
Lajmet e fundit nga sporti

Bayer Leverkuseni arriti të kalojë në finale të Ligës së Evropës të enjten mbrëma, duke e mposhtur Romën.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2, teksa me atë të përgjithshëm triumfoi me 4-2 gjithsej.

Me duelin e fituar mbrëmë, Leverkuseni ka shkuar në 49 ndeshje i pamposhtur deri më tani në të gjitha garat.

Për këtë arritje ka folur mesfushori kosovar Granit Xhaka, ku u shpreh krenar për këtë gjë.

“E bëmë prapë, por si e bëmë? Mendoj se ishte më shumë se e merituar. Nëse e shikoni të gjithë ndeshjen ne kishim shume shanse, edhe para golit që pranuam. Raste të pastërta. Por, nëse nuk shënon, pranon. Mentaliteti që treguam edhe një herë sot ndaj një skuadre shumë të mirë, të madhe me shumë eksperiencë dhe rikthimi që bëmë na bën shumë të lumtur. E shihni dëshirën tek ekipi. Edhe pas 1:2 në minutat shtesë ne nuk donim të ngadalësonim ndeshjen. Donim të shënonim për të vazhduar të pamposhtur. 49 ndeshje tani dhe jemi krenarë për këtë”, tha Xhaka. /Zëri