Caktohet data për finalen e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës
Sport
May 10, 2024 - 13:16
Lajmet e fundit nga sporti
Është caktuar data për finalen e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Siç ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, finalja e madhe do të zhvillohet e mërkurë, 22 maj, në orën 15:00, përcjell "Zëri".
Kujtojmë se për të kaluar në finale Ballkani mposhti Suharekën, kurse Prishtina Dritën. /Zëri