Pedri dhe De Jongu, të gatshëm për përballjen ndaj PSG-së

Pedri dhe De Jongu, të gatshëm për përballjen ndaj PSG-së

Sport March 29, 2024 - 11:24
Lajmet e fundit nga Sporti

Barcelonës i është dhënë një shtysë për përballjen kundër Paris Saint-Germainit me Pedrin dhe Frenkie de Jongun, që pritet të kthehen në çerekfinale.

Barazimi 0-0 i skuadrës katalane kundër Athletic Clubit në fillim të këtij muaji u kushtoi atyre më shumë se vetëm dy pikë, pasi Pedri dhe De Jongu, të dy duhej të largoheshin për shkak të lëndimeve në pjesën e parë.

Image

Të dy u shënuan si dyshime të mëdha për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër parisienëve. Sidoqoftë, sipas “Mundo Deportivo”, dyshja mund të rikthehet në aksion për udhëtimin në Francë.

Raporti tregon se Pedri tashmë ka nisur stërvitjet individuale në fushë. De Jongu është ende në tryezën e trajtimit, por pritet të fillojë stërvitjen e tij individuale së shpejti pasi ekipi mjekësor beson se holandezi do të jetë gati për ndeshjen e parë në “Parc des Princes”.

Mbrojtësit e Barcelonës, Andreas Christensen dhe Ronald Araujo, po ashtu kanë luftuar me gjendjen fizike për shkak të problemeve specifike muskulare. Ata pritet të humbasin ndeshjen e Barçës në La Liga kundër Las Palmasit si masë paraprake, sipas “BarcaBlaugranes”. Megjithatë, dy mesfushorët pothuajse janë konfirmuar se janë të aftë për përballjen me PSG-në. /Zëri