Xherdan Shaqiri hero i Zvicrës, “Helvetikët” fitojnë në udhëtim te Irlanda

Xherdan Shaqiri hero i Zvicrës, “Helvetikët” fitojnë në udhëtim te Irlanda

Sport March 26, 2024 - 22:37

Zvicra ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te Irlanda, në një ndeshje miqësore.

Ndeshja përfundoi me rezultat minimal 1-0 që u zhvillua në stadiumin “Aviva”.

Golashënuesi ishte mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri që realizoi një gol spektakular në minutën e 23-të.

Me golin e shënuar në këtë ndeshje, Shaqiri arrin shifrën e 50 golave me Kombëtaren e Zvicrës.

Kësisoj, Zvicra i mbyll me fitore dy ndeshjet miqësore që i kishte në program për muajin mars, pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0-0.

Kujtojmë se, Zvicra do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje tjera miqësore në muajin qershor, përpara se të fillojë aventurën në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. /Zëri