Kosova mposhtet në udhëtim te Hungaria

Kosova mposhtet në udhëtim te Hungaria

Sport March 26, 2024 - 20:57

Kosova është mposhtur nga Hungaria në një ndeshje miqësore.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Puskas Arena” përfundoi me rezultat 2-0.

Të dy golat i shënoi Szoboszlai ((58’) dhe (86’).

Kosova pati paraqitje më të mirë kundër hungarezëve në fraksionin e parë të ndeshjes ku po ashtu vlen të theksohet se Edon Zhegrova pati një rast të jashtëzakonshëm shënimi nga distanca, mirëpo topi shkoi jashtë portës.

Kësisoj, Kosova i mbyll me humbje ndeshjet miqësore për muajin mars, teksa do t’i zhvillojë edhe dy tjera në qershor. /Zëri