Ky pritet të jetë formacioni sulmues i Azerbajxhanit!

Sport November 20, 2018 - 15:30
Detajet

Kosova do të luajë sonte një ndër ndeshjet kryesore të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të takohet para shikuesve të vetë në stadiumin “Fadil Vokrri” me Azerbajxhanin.

“Dardanëve” i mjafton edhe një pikë kundër azerëve, këtyre të fundit ju duhet vetëm fitorja në mënyrë që kalojnë grupin 4 të Ligës D.

Tashmë mediat e skuadrës mysafire kanë publikuar formacionin e mundshëm të skuadrës së tyre.

Sipas tyre, azerët do të renditen në mbrojtje me katër lojtarë, në mesfushë dhe në sulm, do të kenë nga tre futbollistë.

Kujtojmë se takimi do të startojë rreth orës 20:45 dhe do të drejtohet nga gjyqtari francez, Benoit Millau.

Formacioni i mundshëm i Azerbejxhanit: Salakhat Agayev, Maxim Medvedev, Badavi Huseynov, Pavel Pashayev, Tamkin Khalilzade, Gara Garayev, Richard Almeida, Dmitry Nazarov, Mahir Madatov, Araz Abdullayev, Rufat Dadashov