Munishi: Ja çka pres nga Kosova nesër në ndeshje me Azerbajxhanin! (VIDEO)

Sport November 19, 2018 - 19:13
Detajet

Trajneri Ismet Munishi është i ftuar në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Trajneri kosovar thotë se Përfaqësueses së Kosovës i duhet të shënojë gol ndaj Azerbajxhanin nesër për të qenë më pas më e qetë.

Sipas trajnerit të ri të Vëllaznimit, e mira e Kosovës është se i konvenon edhe barazimi edhe fitorja.

“Duhet me pas shumë kujdes kundër Azerbajxhanin. Në Baku nuk ka dominuar Kosova, ka dominuar kundërshtari. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe gjithsesi duhet të shënojmë gol sepse me një gol do të marrim frymë më lirshëm. Do të ishte përparësi psikologjike”, ka thënë Munishi. /Zëri/