Zyrtare: Munishi nënshkruan me Vëllaznimin

Sport November 18, 2018 - 16:04
Detajet

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i Vëllaznimit, transmeton zeri.info

Lexo edhe: Munishi: Nuk do të bëhem kurrë trajner i këtij klubi

Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit gjakovar në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i klubit kuqezi në Facebook:

ZYRTARE:

Sot në zyret e klubit të Vëllaznimit, kryetari Agim Cana ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur z.Ismet Munishin që të jetë Kryetrajner i KF Vëllaznimit.

Urime Ismet Munishi suksese në vazhdim.

Me respekt KF Vëllaznimi