Munishi: Nuk do të bëhem kurrë trajner i këtij klubi

Sport November 18, 2018 - 14:49
Detajet

Ismet Munishi e ka një vijë të kuqe për një skuadër kosovare.

Ai ka zbuluar për “Periskopin” se cilën skuadër nuk do ta drejtojë kurrë.

Bëhet fjalë për ekipin e Gjilanit.

“Unë kam qenë trajner i Dritës së Gjilanit dhe për shkak të respektit që kam për tifozët Intelektualët, mund të them se nuk do ta drejtojë në të ardhmen skuadrën e Gjilanit”.

“Nuk kam asgjë kundër Gjilanit, thjesht për shkak të respektit që kam për Dritën”, ka deklaruar Ismet Munishi.