Mourinho, më i mirë se Guardiola

Sport November 14, 2018 - 10:50
Detajet

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona thotë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është më i mirë se ai i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Ish-sulmuesi beson se strategu portugez është më i miri në botë.

“Për mua, po, Mou është më i miri”, ka deklaruar Maradona.

“Do t’i jepja Pepit meritën për avantazhin që ka nga ndihma që i dha Johan Cruyff. E kam thënë më shumë se njëherë që tiki-taka nuk është shpikur nga Guardiola. Ishte shpikur nga Cruyff”, shtoi ai.

“Momentalisht Pep është i aftë që të zgjedh çdo lojtarë në botë që dëshiron. Në këtë mënyrë tiki-taka është më e thjeshtë”, u shpreh ndër të tjera argjentinasi./Zëri