Befason Shaqiri për mosftesën në Beograd: Më mirë që nuk shkova

Sport November 13, 2018 - 11:19
Lexo Detajet

Anësori kosovar i Zvicrës dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka thënë se vendimi për të mos udhëtuar e skuadrën e Jurgen Kloppit në kryeqytetin serb Beograd për t’u përballur me Crvena Zvezdën në Ligën e Kampionëve mesjavën e kaluar, ishte i drejtë për shkak të atmosferës atje.

Mospërfshirja e Shaqirit në ekipin e Liverpoolit nga Jurgen Klopp për ndeshje ndaj Zvezdës, të cilën gjiganti anglez e humbi 2-0, shkaktoi reagime të shumta pasi trajneri gjerman e kishte marrë vendimin mbi baza politike për shkak të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si festimit me shqiponjë, simbolin që mban flamuri kombëtar shqiptar, që Shaqiri e bëri në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës duke i zemëruar serbët.

Shaqiri u la në shtëpi dhe u pushua, dhe si rrjedhojë ishte titullar në ndeshjen e fundjavës në Premierligë ndaj Fulhamit, në të cilën shkëlqeu me një super gol në fitoren e skuadrës së tij 2-0.

Pas kësaj ndeshje, Shaqiri foli edhe për vendimin për të mos shkuar në Beograd.

“Thjeshta desha të përqendrohem në futboll, sepse të gjithë e dinë çfarë ka ndodhur. Atje [në Beograd] atmosfera është e zjarrtë, prandaj bëra mirë që qëndrova në shtëpi dhe u përqendrova në futboll. Të gjithë kujdeseshin për mua, kështu që u bë mirë që qëndrova”, tha Shaqiri, transmeton Express.

“Isha i freskët, qëndrova këtu dhe stërvita me disa lojtarë tjerë. Desha të luaj mirë dhe bëra paraqitje të mirë [ndaj Fulham]”, shtoi ai.

Ai tha se pa humbjen se skuadrës së tij në Beograd, dëshira brenda ekipit ishte të reagonin me fitore ndaj Futlhamit.

“Deshëm të reagonim pas humbjes në Beograd, pra ka qenë me rëndësi të vazhdonim me fitore në ligë”, shtoi ai.