Trajneri i Kosovës: Edhe nëse nuk kualifikohemi, nuk do të ishte fundi i botës

Sport November 12, 2018 - 11:39

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se Verdhekaltrit janë në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, shkruan Zeri.info.

Por, zvicerani thotë se, edhe nëse kjo nuk ndodhë, nuk do të ishte fundi i botës.

“Ky është futboll, megjithatë në situatën që jemi aktualisht nuk dua të kemi objektiva afatshkurtër, por ne duhet ta pranojmë se synojmë ta kalojmë grupin. Kosova është duke e ndërtuar një shtëpi, Bunjaki e ka vendosur themelin, ndërsa unë jam duke e ndërtuar katin e parë. Është një ekip në proces. Nuk është fundi i botës nëse nuk kualifikohemi në gjysmëfinale, edhe pse do të ishte zhgënjyese nëse nuk kualifikohemi”, ka thënë Challandes në konferencë për shtyp sot. /Zëri/