Nora fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix

Sport November 09, 2018 - 14:52

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prix të Uzbekistanit, shkruan Zeri.info.

Xhudistja pejane u mposht në finale të kategorisë 57 kilogramë nga gjermania Theresa Stoll.

Sidoqoftë, ajo iu bashkua suksesit të Majlinda Kelmendit në kategorinë 52 kilogramë dhe Distria Krasniqit në 48 kilogramë, të cilat fituan medalje të arta. /Zëri/