Evolucioni i Agueros

Sport November 08, 2018 - 12:34

Sergio Aguero është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme së fundmi. Ai e shënoi golin e tij të 150-të në Premierligë fundjavën e shkuar. Por para vetëm 18 muajsh vendi i tij në ekipin e Manchester Cityt ishte në rrezik nga Gabriel Jesus. Kjo gjë tashmë ka ndryshuar, ashtu siç ka ndryshuar edhe loja e Agueros. Sulmuesi argjentinas i është përshtatur si është më së miri lojës së Pep Guardiolas

Sergio Aguero dukej sikur e kishte humbur vendin e tij në ekipin e Manchester Cityt nga Gabriel Jesus para 18 muajsh, por diçka ndryshoi.

Argjentinasi u adaptua në lojën e Pep Guardiolas, shkruan sot gazeta Zëri.

Aguero tashmë ka të njëjtën shifër të golave me Michael Owenin dhe është vetëm pas lojtarëve, si: Jermain Defoe, Robbie Fowler, Thierry Henry, Frank Lampard, Andrew Cole, Wayne Rooney dhe Alan Shearer.

Goli i reprezentuesit argjentinas në fitoren 6:1 ndaj Manchester Cityt në fundjavën e kaluar ndaj Southamptonin bëri që ai të hyjë në mesin e këtyre emrave.

Sulmuesi është vetëm lojtari i nëntë në histori të Premierligës që e arriti shifrën e 150 golave në këtë garë.

Është një moment historik që reflekton kontributin e tij të jashtëzakonshëm në futbollin anglez.

Aguero ka shënuar mbi 20 gola në pesë prej shtatë edicioneve të tij në Premierligë që prej transferimit te Manchester City nga Atletico Madridi në vitin 2011 dhe ai duket se do ta bëjë përsëri këtë gjë. Goli i së dielës ishte i shtati në 11 paraqitje deri më tani.

Sidoqoftë, para pak kohësh dukej se ai mund të mos arrijë kaq shumë, së paku jo me Cityn.

Gabriel Jesus nuk ishte pari si një kërcënim për të pas transferimit nga Palmeiras në janar të vitit 2017, por brenda pak javësh braziliani e kishte zënë vendin e Agueros në ekip dhe ishte përshkruar si e ardhmja e klubit nga Pep Guardiola.

Papritmas e ardhmja për Agueron ishte e pasigurt. Sulmuesi kishte shënuar 18 gola në 22 paraqitje në pjesën e parë të atij sezoni, por për Guardiolan kjo nuk mjaftonte.

“Të shënojë pesë gola në dy ndeshje është një statistikë e mirë, por ai duhet të na ndihmojë neve. Nuk është mjaftueshëm e mirë që ai të marrë topin nga bashkëlojtarët. Ai duhet të na ndihmojë në presing dhe të vrapojë shumë”, kishte thënë Guardiola në gusht.

Mesazhi ishte i qartë, por Aguero filloi të përgjigjet vetëm pas ardhjes së Jesusit dhe përderisa ai ishte me fat që Jesus e pësoi një lëndim menjëherë pas shpërthimit në skenë, ai duhej të punonte shumë në mënyrë që të siguronte vendin për një kohë afatgjate.

Aguero ishte kthyer tashmë në një ikonë të Manchester Cityt në ditëlindjen e tij të 29-të atëkohë, por është një pasqyrë e vërtetë e profesionalizmit të tij që ai arriti të përshtatet.

Në një kohë prej 18 muajsh ai ka evoluar prej një “gjahtari të golit” në një sulmues të gjithanshëm.

Guardiola nuk ngrinte pikëpyetje për të ardhmen e Agueros, tani ai ngrit pikëpyetje për Jesusin.

Përmirësimi i Agueros në lojën pa top është njëri prej ndryshimeve më të theksuara.

30-vjeçari bën presion në sulm me një vrull të madh dhe shifrat e tregojnë këtë gjë.

Sipas bazës së të dhënave të Premierligës, prej 9 kilometrave që i vraponte nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, ai tani bën 10 kilometra për 90 minuta.

Aguero e ka përshkruar fituesin e tij si më të mirin ndër vite, që prej operimit të tij në gju në prill dhe përmirësimi i tij gjatë kohëve të fundit nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga trajneri i tij.

“Që prejse jam këtu kurrë nuk e kam parë kështu. Ai është në një gjendje të pabesueshme. Me topin dhe pa topin ai është i mprehtë dhe inteligjent”, është shprehur Guardiola.

Aguero nuk ka munguar në asnjë ndeshje të Premierligës këtë edicion dhe si pasojë e kësaj tani është Jesusi që po vëzhgon nga stoli.

Por evoluimi i tij nuk ka të bëjë vetëm me punën e madhe dhe fituesin, Aguero është duke i sjellë përfitime lojës së Cityt si me top, si pa top.

Ndeshja kundër Southamptonit ishte një shembull i qartë i kësaj. Goli i tij ishte një moment i lavdishëm, por aty ishin edhe dy asistime.

Në asistimin e parë ai tregoi këmbëngulje të jashtëzakonshme për t’ia rrëmbyer topin Cedric Soares para se të çonte atë drejt Raheem Sterlingut.

Në asistimin e dytë ai përsëri u tregua këmbëngulës, duke dërguar përsëri topin te Sterlignu.

Aguero ishte i përfshirë edhe në ndërtimin e aksionit të golit të parë të Cityt.

Aguero tani është vetëm pas Sterlingut, Benjamin Mendyt dhe Ryan Fraserit në Premierligë sa i përket asistimeve, me katër sosh, që do të thotë se ai është vetëm dy asistime larg totalit që kishte bërë në sezonin e kaluar.

Përmirësimi i punës së tij nuk është rastësi. Në katër edicionet e fundit krijimi i rasteve nga Aguero është dyfishuar në 90 minuta që prej edicionit 2015-2016.

“Nuk është se ai shënon vetëm gola. Ai krijon raste, lëviz, asiston, pason. Ai nuk ndalet kurrë”, ishte shprehur Guardiola në gusht.

Aguero është duke ndihmuar Manchester Cityn edhe në mbajtjen e posedimit të topit.

Statistikat tregojnë se ai është duke përgjysmë driblime për 90 minuta se si bënte para katër edicionesh dhe e njëjta vlen edhe për humbjet e tipit.

Agueros i ishte marrë topi 3.8 herë gjatë 90 minutave në edicionin 2015-2016, por tani kjo shifër është vetëm 2.2.

Kompletimi i tij i pasimeve prej 87,4% është më i larti që prejse ai është te City. 

Aguero është duke e lidhur lojën me më shumë efikasitet se kurrë, por më e rëndësishmja është se evoluimi i tij në lojë nuk ka ndikuar në realizmin e golave.

Në edicionin e kaluar ai shënoi 21 gola nga 25 ndeshje në Premierligë me një statistike të realizmit të golit në çdo 94 minuta.

Kjo statistikë është ngritur në 116 minuta këtë edicion, por numrat bazikë sugjerojnë që ai do ta kapë shpejt rimtin.

Aguero ka një mesatare të gjuajtjeve për 90 minuta (5.7 gjuajte) më shumë se çdoherë tjetër.

Shifrat i pëlqejnë Guardiolas dhe këto janë lajme të mira edhe për Agueron.

Pasi e vazhdoi kontratën e tij me Manchester Cityn deri në vitin 2021 në shtator, tashmë nuk ekzistojnë dyshimet për të ardhmen.

Nëse ai vazhdon kështu nuk do të kalojë një kohë e gjatë derisa ai përsëri të ngjitet në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së Premierligës. /Zëri/