Derbi i Milanos arrin në Cineplexx, kinemaja më e madhe në Kosovë dhuron 10 bileta falas

Sport October 19, 2018 - 20:52
Lexo tjera detaje

Të shikosh një derbi evropian nga stadiumi është ëndrra e çdo tifozi të futbollit, por për të gjithë ata që nuk do jenë të pranishëm në Giuseppe Meazza ka menduar Cineplexx.

Kinemaja më e madhe në Kosovë në bashkëpunim me Ipkon dhe DigitAlbin, kanë organizuar një befasi të bukur për Derby della Madonnina.

Një nga derbit më të mëdhenj lokal në botë do të shfaqet në ekranin e gjigant të Cineplexxit dhe atë me një zërim që ju jep ndjenjë sikur jeni në mes të ‘Tempullit të Futbollit’.

Shitja e biletave bëhet nëpërmjet dy klubeve zyrtare të tifozërive në vendin tonë, Inter Club Kosova dhe Milan Club Kosova. Interesimi pritet të jetë shumë i madh, kështu që nxitoni sa më shpejtë për t’u pajisur me bileta, më poshtë keni të gjitha detajet:

“Po i shpërndajmë 10 bileta EKSKLUZIVE për ta parë super-ndeshjen Inter vs AC Milan, në ekranin tonë gjigant, me zërim ‘Surround System’ që do t’ju dhurojë ndjenjën sikur të ishit në stadium.

Kushtet e lojës shpërblyese:

Ta bëni LIKE faqen Cineplexx Kosovo

Ta bëni TAG shokun/shoqen që do ta merrni me vete

Ta bëni SHARE ‘public’ këtë fotografi

5 fitues me nga 2 bileta do t’i përzgjedhim ‘Random’ nesër më 20 tetor”, për t’u bërë pjesë e lojës vizitoni faqen e Cineplexx Kosovo në Facebook.

Ndeshja luhet të dielën në ora 20:30 dhe qëllimi i të dy skuadrave është të vazhdojnë me ecurinë e mirë në Serie A.

Vlen të theksohet se kjo është derbi numër 222, zikaltrit kanë 78 fitore në të gjitha garat, kurse Milani dy më pak.